Aktorja Scarlett Johansson ka xhiruar reklamën për parfum të rremë, në të cilën aktron vajzën e presidentit amerikan Donald Trump.
Johansson në një emision humoristik, i cili emitohet drejtpërdrejt “Saturday Night Live”, pa mëshirë ka përqeshur vajzën e parë të shefit të shtetit.
Ajo ishte veshur në rroba të arta dhe me parukën “a la Ivanka” ka reklamuar parfumin me emërtimin “Complicit” në të cilën vajzën më të vjetër të presidentit e akuzon për hipokrizi.
“Ajo është e bukur, e fuqishme. Femra e cila di se çfarë do e di se edhe çfarë të bëjë. Feminisitja, avokatja, femra trimëreshë, por… ajo është edhe pjesëmarrëse”, lexon narratori dhe vazhdon: “Parfumi për femrën e cila mundet t’i ndërpresë të gjitha këto, por që nuk dëshiron ta bëjë këtë”.
Për një moment, përqeshja e saj shkon aq larg sa që Scarlett rregullon buzëkuqin dhe shikohet në pasqyrë, por aty reflekton Donald Trump.

Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi
Pacolli me mesazh simbolik: Mos e ngatërroni durimin me dobë...
Hoxha takon emisarin Sørensen, kërkon avancimin e Kosovës dr...
E rëndë në Selanik, treni përplas për vdekje një person
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...
Presheva pret delegacionin e SHBA-së, Sinani: Moment histori...