Murat Jashari nuk kishte tendenca që ta vriste avokatin, Azem Vllasi. Kështu të paktën ka deklaruar për “Indeksonline”, avokati mbrojtës i Jasharit, Emrush Kastrati.
Ai thotë se në seancën paraprake do të tregohet e vërteta rreth ngjarjes së djeshme që ndodhi në Prishtinë ku mbeti i plagosur në krah Vllasi.
“Nuk ka qenë vrasje me paramendim mirëpo do të deklarohemi gjatë seancën dëgjimore në përgjithësi”, është shprehur ai.
Megjithatë, Kastrati thotë se nuk ka marrë ende ftesë nga autoritetet e drejtësisë për mbajtjen e seancës ndaj klientit të tij. “Ende s’kam informacion. Do të ishte të mbahej në pajtim me ligjin por ende nuk kam ndonjë informatë”, ka thënë ai.

Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...