Zlatan Ibrahimovic nuk pritet të qëndroj edhe gjatë në Manchester United.
Sulmuesi suedez pritet të largohet nga ‘Old Traford’ si futbollistë i lirë pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor të këtij viti.
Por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në ndonjërin nga kampionatet evropiane.
Suedezi pritet të vazhdoi karrierën në kampionatin amerikan tek skuadra Los Angeles Galaxy.
Ka qenë drejtori i përgjithshëm i La Galaxy, Alexi Lalas, që ka konfirmuar bisedat mes palëve.
“Ka pasur bisedime mes palëve dhe mendoj se Ibrahimovic në fund do të zgjedhë të na bashkohet në MLS”, ka deklaruar Lalas për BBC.
LA Galaxy është e gatshme ta bëjë suedezin futbollistin më të paguar në histori të MLS-së.
35-vjeçari është duke u kërkuar edhe nga skuadra e njohur italiane Napoli.
Kujtojmë që Ibrahimovic më parë ka luajtur edhe për skuadra tjera të mëdha, si Ajax, Inter, Milan, Juventus, Barcelona e PSG.
Në 40 ndeshje me fanellën e Manchester Unitedit në të gjitha garat, Ibrahimovic ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar tetë asistime.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...