Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është shprehur se ai nuk do të qëndrojë për një kohë të gjate në bankinën e Citizens nëse nuk fiton një titull në sezonin e tij të parë në Angli, që do të jetë i pari në karrierën e spanjollit.
“Nëse nuk fitoj titull, unë nuk do të qëndroj për një kohë të gjatë këtu”, ka deklaruar Guardiola.“Është kjo arsyeja që ne duhet të luajmë gjithnjë e më mirë në çdo ndeshje”, theksoi ai. “Pa titull nuk mund të ketë një sezon të mirë.
Ketë e kam thënë me parë në muajin gusht”, tha dy here fituesi i Ligës së Kampioneve me Barcelonën në 2009 e 2011.Aktualisht, Manchester City mban vendin e 3-të në klasifikim, por me 10 pike larg kryesuesve te Chelseat.Sot, Citizens do të luajnë gjysmëfinalen e Kupës përballë Middlesbrough para ndeshjes se kthimit ndaj Monaco për 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve (fituar 5-3 në vajtje).
Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe...
Lumir Abdixhiku deklaron tri banesa, dy shtëpi, mbi 9 mijë e...
E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor v...
Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzi...
Pasuria afër 1 milion euro e Vjosa Osmanit, dy shtëpi në Aus...
Haxhiu bleu banesë 128 m² në Dragodan me 1 mijë euro për m²,...