Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar 36 vjetorin e demonstratave studentore të 81-ës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Ato demonstrata, përbëjnë një kapitull të ndritur në historinë shekullore të përpjekjes së popullit tonë për liri e pavarësi dhe shërbyen si burim frymëzimi për qëndresën stoike dhe luftën heroike të viteve që pasuan”./Arbresh.info
Kështu shkruan Veseli në Facebook:
36 vite më parë, nisi demonstrata studentore, e cila pati një efekt ortek duke nxitur protesta të tjera edhe më të fuqishme, që tronditën rëndë regjimin e kohës dhe ndërkombëtarizuan si asnjëherë më parë çështjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Dhuna me të cilën u ballafaquan ato protesta tregoi natyrën e vërtetë mizore të pushtetit jugosllav. Ato demonstrata, përbëjnë një kapitull të ndritur në historinë shekullore të përpjekjes së popullit tonë për liri e pavarësi dhe shërbyen si burim frymëzimi për qëndresën stoike dhe luftën heroike të viteve që pasuan.
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...