Duke folur nga Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër në leksionin me temë “Sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit Europian dhe Sigurisë”, Presidenti Nishani tha se standardi ende i ulët i jetesës së qytetarëve shqiptarë, nuk është në harmoni me mundësitë që krijon pozita gjeografike, klima e vendit tonë.
“Nëse ne do të kemi një standard të pranueshëm, që e bën të gjithësishëm jetën e secilit prej nesh, ne do të vazhdojmë që të gjitha çështjet e tjera që vazhdojnë të mbeten në ‘status-quo’”, tha Presidenti Nishani.
Sipas Presidentit, korrupsioni është një fenomen që zbehet duke u rritur përgjegjshmëria e gjithë shoqërisë dhe jo vetëm e klasës politike.
“Korrupsioni është absolutisht një fenomen që ndoshta nuk duket për sa kohë te njeriu të ekzistojë ‘tafmaja’ te njeriu. Por mund të luftohet me mënyrën më efikase të mundshme nëse ka një vullnet, nëse ka një dëshirë”, u shpreh Presidenti Nishani.
Presidenti është takuar me qytetarët e Gjirokastrës, ku ka folur për kontributin e çmuar dhe vizionin shekullor që ka ofruar kjo trevë në historinë kombëtare. Ai ka dekoruar me titullin: “Mjeshtër i Madh” disa personalitete të artit, shkencës dhe kulturës nga Gjirokastra.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...