Policia Kufitare ka konstatuar dhe sekuestruar në kufi të gjelbër pranë fshatit Tren në Devoll, plot 34 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ditën e djeshme në vendin e quajtur “Vëntroku”, janë konstatuar dhe sekuestruar 32 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 34 kg Cannabis Sativa, të vendosura në dy çanta sportive.
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, raporton Albeu.com
Njoftimi i plotë i policisë
Devoll – Policia Kufitare konstaton dhe sekuestron, në kufi të gjelbër pranë fshatit Tren, 34 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Dje, nga ana e shërbimeve Operacionale të Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në vendin e quajtur “Vëntroku”, janë konstatuar dhe sekuestruar 32 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 34 kg Cannabis Sativa, të vendosura në dy çanta sportive.
Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet për hetime të mëtejshme iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, neni 283 i Kodit Penal.
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4