Deputeti i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, dhe ish- anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi thotë se nuk ia ka frikën Gjykatës Speciale.
Në një intervistë për Arbresh.info, Selimi thotë se nuk lejon të spekulohet për emrin e tij rreth kësaj çështje.
“Nuk frikësohem asnjëherë nga drejtësia, madje nuk është hera e parë që më bëhet një gjë e tillë. Megjithatë përderisa nuk spekuloj për të tjerët, nuk do të lejoja të spekuloj as për emrin tim” është shprehur Selimi për “Arbresh. Info”.
Sipas tij më e keqja që ka ndodhur, është bërë brenda kuvendit në vitin 2015 kur është votuar Gjykata Speciale.
Ndërsa, sa i përket personave të mundshëm, të cilët mund të akuzohen nga specialja, Selimi nuk dëshiron të përmend emra, duke thënë se do të gabon kushdo që përmend emra tash për tash.
“Ajo çka mua më dhemb më së tepërmi, më dhemb se është përmendur UCK-ja. Fati i individëve është shumë i shkëputur dhe jo relevant kundrejt asaj çfarë ka ndodhur me UCK-në dhe me luftën e shqiptarëve për liri”, është shprehur Selimi.
Ndryshe, në shkurt të këtij viti zyrtarisht janë emëruar 19 gjykatësit e Gjykatës Speciale për Kosovën, e cila pritet t’i hetojë krimet e supozuara të UÇK-së. Ndërsa akuzat e para pritet të ngritën brenda këtyre muajve. /Arbresh.info/ Gita Lushi
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën