Aktorja Scarlett Johansson ka dërguar dokumentet për ndarje nga Romain Dauric, shkruan New York Times.
Avokatja e aktores së famshme ka nisur procedurat e divorcit, ndërsa sipas thashethemeve procesi i divorcit nuk do të jetë aspak i lehtë dhe se mund të konsiderohet si betejë e vështirë rreth vajzës së tyre trevjeçare Rose Dorothy, transmeton KosovaPress.
Edhe pse në fillim kishin arritur marrëveshje se në fillim do të kalojnë secili çdo dy javë me vajzën, situata është komplikuar kur Scarlett ka kërkuar që të kalojë tri, ndërsa Romain dy ditë në javë. Dauriac u ankua ndaj kësaj, ndërsa aktorja e ka porositur se ashtu veprohet në Hollywood. Kjo ishte hyrje në luftën për vajzë.
Pas kësaj, Romain vendosi se dëshiron me vogëlushen të zhvendoset në Francë, por me këtë nuk pajtohet aktorja. Romain dhe Scarlett kanë kaluar disa vjet së bashku. Ata kishin nisur lidhjen më 2012, ndërsa janë kurorëzuar në vitin 2014. Ndërkohë ata u bën prindër dhe lindi vogëlushja Rose./Arbresh.info
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi
Pacolli me mesazh simbolik: Mos e ngatërroni durimin me dobë...
Hoxha takon emisarin Sørensen, kërkon avancimin e Kosovës dr...
E rëndë në Selanik, treni përplas për vdekje një person
SHBA pezullon përpjekjet për negociatat e paqes Ukrainë – Ru...
Presheva pret delegacionin e SHBA-së, Sinani: Moment histori...