Presidenti amerikan, Donald Trump do të presë kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi, në Shtëpinë e Bardhë gjatë këtij muaji.
Të dy vendet janë duke tentuar të stabilizojnë marrëdhëniet dhe si qëllim kanë luftimin e Shtetit Islamik, transmeton portali arbresh.info.
Sekretari për shtyp, Sean Spicer, ka deklaruar se kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë gjatë javës së ardhshme, ndërsa më pas Donald Trump do të mirëpresë kryeministrin e Irakut.
Tensioned mes Uashingtonit dhe Bagdatit janë rritur pas urdhërit ekzekutiv për ndalimin e irakianëve që duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, vendim i cili u ‘përmisua’ gjatë rishikimit të urdhër ndalimit./Arbresh.info
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...