Në Prekaz ka filluar manifestimi “Nata e Zjarreve”, e cila përmbyllë manifestimin “Epopeja e UÇK-së”, i cili mbahet për nder të 19-vjetorit të luftës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë atyre që ranë në altarin e lirë.
Pranë të rënëve të luftës së zhvilluar më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, për tre ditë qytetarë të shumtë vendosen lule dhe nderuan dëshmorët e kombit, ndërsa tani pas ndezjes së flakadanit pranë shtëpisë së familjes Jashari, tek bunkeri ku qëndruan për kohë të gjatë komandantët Adem Jashari e Hamzë Jashari dhe nga shtëpia e Nënës Salë, flakadanët u ndezën në Kompleksin Memorial në Prekaz.
Ndezja e flakadanëve simbolizon shpërndarjen e flakëve të luftës nga Prekazi në gjithë Kosovën. Pas ceremonisë tradicionale të ndezjes së flakadanëve, në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, filloi programi kulturo-artistik.
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...