Serbia nuk po i shikon pozitivisht paralajmërimet për formimin e forcave të armatosura të Kosovës dhe në kuptimin politik do të bëjë çmos që të mos vijë deri te kjo, ka thënë të martën shefi i diplomacisë serbe Ivica Daqiq.
“Por, sikur e dini, ata tërheqin hapa të njëanshëm, ndërsa pasojat e kësaj politike janë qartë të dukshme- shkaktimi i destabilitetit në rajon”, ka thënë Daqiq në konferencën për media.
Ndryshe, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Projektligjin për FSK-në, me anë të të cilit FSK-në e bën ushtri.
Thaçi tha se kjo iniciativë ligjore, është e domosdoshme dhe bëhet me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit dhe kontribuon në ruajtjen e paqes.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...