Instituti i Historisë ka bërë publikimin e përmbledhjes së dokumenteve arkivore të Arkivit Kombëtar të Londrës mbi Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, të autorëve Sabit Syla dhe Hamit Kaba.
Sipas njoftimit për media nga Instituti i Historisë, ky publikim “1981 Demonstratat e Kosovës në Arkivin Kombëtar të Londrës”, është pa diskutim, shumë i rëndësishëm me optikën me të cilën diplomacia dhe politika britanike i kanë konsideruar demonstratat e pranverës së vitit 1981 në Kosovë.
“Këto dokumente në këtë përmbledhje janë korrespondenca të rregullta diplomatike që i dërgohen Foreign Office-it, përkatësisht Zyrës së Jashtme dhe të Komonuelthit nga misioni i tyre diplomatik në kryeqytetin e Jugosllavisë dhe shkresa diplomatike në formën e vlerësimeve dhe qëndrimeve, që duhej të mbante misioni diplomatik i Mbretërisë së Bashkuar në shtetin pritës të Jugosllavisë, lidhur më zhvillimet këtu”, thuhet në njoftim.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...