Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy ndeshje të jashtëzakonshme, përcjellë Arbresh.info.
Këto ndeshje do të përcaktojnë skuadrat çerekfinaliste.
Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit e sfidon Bayern Munichun në stadiumin ‘Emirates’.
Ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Allianz Arena’ ka përfunduar me fitoren e gjermanëve me shifrat 5:1 dhe vetëm ndonjë mrekulli mund të bëjë që Arsenali të kualifikohet tutje.
Ndërkohë, në ‘Sao Paolo’ Napoli i Elseid Hysajt e sfidon Real Madridin.
Edhe kjo ndeshje pritet me interes. Reali në takimin e zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’ ka ngadhënjyer duke fituar me rezultat 3:1. Ndeshjet nisin nga ora 20:45. /Arbresh.info
Parashikimi i motit për ditët në vijim
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...