Takimi i liderëve i paralajmëruar për të hënën është shtyrë për ditën e martë. Alsat M ka konfirmuar se komisionari evropian për zgjedhim dhe fqinjësi Johanes Han, do të vijë të martën, por i vetëm, pa tre euro deputetët e tjerë, Vajgël, Kukan dhe Hoiut, të cilët ishin pjesë e bisedimeve në Strasburg.
Gjithashtu do të ndryshojë edhe vendi i mbajtjet së takimit dhe kësaj radhe do të zhvillohet në rezidencën e ambasadorit të BE-së. Nga BDI-ja konfirmojnë pjesëmarrjen e Ahmetit duke lënë të kuptohet që bisedimet do të mbahen në format të njëjtë, përfshi edhe pjesëmarrjen e Thaçit.
Jo zyrtarisht mësohet se ardhja e Hanit do të thellojë bisedimet në përmbajtje të pikave kontestuese mes pushtetit dhe opozitës. Ky përforcim diplomatik vjen pas dështimit të tre takimeve në Shkup dhe atij në Strasburg, ku liderët e partive në pushtet dhe opozitë nuk arritën dot të merreshin vesh as për kornizën dhe formatin e bisedimeve.
Zaev rikonfirmoi se opozita maqedonase mbetet në kërkesat e saj për dorëheqje të Gruevskit, kryeprokurorit Zvrlevskit, drejtorit të RTVM-së dhe të gjithë zyrtarëve të prekur nga bombat e LSDM-së, duke e parë zgjidhjen vetëm tek formimi i qeverisë kalimtare. Gruevski mësohet të shprehet i gatshëm për të biseduar për shumë çështje, por jo atë për dorëheqjen e tij.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...