Studiuesit kanë gjetur se elefantët nuk flejnë më shumë se 2 orë. Ata bëjnë një orë gjumë natën dhe një orë gjumë në mëngjes.
Studimi i publikuar në revistën Plos One ka theksuar se elefantët femra që jetojnë në viset e egra të Afrikës, flejnë më pas se çdo gjitar tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Ata kanë theksuar se elefantëtë flejnë rreth orës 2 të mëngjesit dhe 6 të mëngjesit.
Hulumtuesit kanë theksuar se rol të madh në pagjumësine e tyre mund të luajnë edhe temperature dhe lagështia. Ata gjithashtu kanë theksuar se gjatë kohës që elefantët flejnë ka gjasa të mos shohin ëndërra.
Studimet e mëhershme kanë nxjerrë në pah se kafshët që jetojnë në kopshte zologjike mund të flejnë nga katër deri në gjashtë orë./Arbresh.info
Burgimi i përjetshëm: A po e ndal krimin?
OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimi...
Vizita e António Costas në Kosovë, Policia paralajmëron ndër...
Çeku priti nxënësit që përfaqësojnë Kosovën në festivalin e ...
Presidenti i Këshillit Europian nesër në Kosovë, pritet nga ...
Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues për Bashkëpunimi...