Lënda e rastit të Sami Lushtakut dhe ish- zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, tashmë i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka thënë për Arbresh.info se kjo lëndë i është dorëzuar gjyqtarit të rastit dhe është në pritje të caktimit të seancës fillestare.
“Ju njoftojmë se lënda në fjalë është lëndë e re e arritur në Gjykatë dhe gjyqtari i kësaj çështje akoma nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me këtë rast”, është shprehur Gashi për Arbresh.info.
Prokurori i EULEX-it në Prokurorinë Speciale të Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar ka ngritur aktakuzë ndaj 24 personave për arratisjen e Sami Lushtakut nga QKUK-ja në shtator të vitit 2015.
Në mesin e të akuzuarve janë edhe vet kreu i komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, djali i tij, Mërgim Lushtaku dhe 22 persona të tjerë, përfshirë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, gardianë, biznesmenë e bashkëpunëtorë të Lushtakut ./Arbresh.info/ G. Lushi
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën