“Rrugë e gabuar, kurs i gabuar”. Me këto fjalë e ka komentuar ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati vendimin e presidentit maqedonas Ivanov, kundër platformës së partive shqiptare.
“Shqiptarët e Maqedonisë janë popullësi shtetformuese dhe në këtë kontekst, frika për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të barabartë, më solide, në përputhje me respektimin e vlerave europiane mbi të cilat qëndron Maqedonia si shtet është një rrugë e gabuar dhe një kurs i gabuar”, ka thënë Bushati.
Nga Athina, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Bushati ka deklaruar se shqiptarët historikisht kanë qenë një faktor shtetformues në Maqedoni.
“Ne kemi qenë të përfshirë në mënyrë principale sa i takon gjithë ecurisë së shtetndërtimit demokratik të Maqedonisë, që nga njohja si shtet i pavarur dhe deri tek mbajtja hapur e çdo kanali komunikimi me faktorin politik, sidomos me faktorin politik shqiptar për të nxitur një kohezion më të madh, që në të vërtetë ka si rezultat një Maqedoni multietnike që orientohet drejt vlerave euro-atlantike”, ka thënë Nishani.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave