Një emigrant ilegal në Angli është kapur me një sasi të madhe kokaine, që kapte vlerën e 500.000 £ dhe është dënuar me 7 vite burg nga një gjykatë britanike ditën e djeshme.
Shqiptari e ka pranuar akuzën dhe ka treguar se bënte pjesë në një organizatë të madhe droge dhe po vazhdonte të punonte për ta sepse ai u kishte atyre 8 mijë paund borxh.
Por ajo që ka surprizuar më tepër sesa dënimi i tij ka qenë dashuria e të dashurës së tij greke, e cila ka thënë se e donte shqiptarin duke pranuar në sallën e gjyqit se ka qenë në dijeni të asaj që bënte i dashuri e më pas është dënuar me 3 vite burg, shkruan blitz.
Një gjest i tillë i ka habitur të gjithë, pasi vetë ajo mund të mos e pranonte se kishte dijeni, pasi ndaj saj nuk ka pasur prova që e rëndonin.
Shtetasi shqiptar është 35-vjeçari Sami Docat dhe e dashura greke quhet Marina Seinopoulou, 31-vjeçare.
Në momentin e arrestimit pak kohë më parë, policia i gjeti ne automjet 878 g kokainë me një vlerë që po të shitej në rrugë do t’i siguronte atij 219.250 paund, ndërsa 927 g kokainë me vlerë prej 266.340 paundësh u gjetën në apartamentin e tij së bashku me 26,000 paund para kesh.
Dyshime për manipulim votash në Klinë, Prokuroria nis veprim...
Roberto De Zerbi dhe Olimpique Marseille ndajnë rrugët
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...