“Turqia është e gatshme për t’u bërë anëtare e BE-së, por një rezultat negative nuk do të thotë që është fundi i botës”, ka deklaruar këshilltari i Presidentit të Turqisë, Ilnur Cevik.
Turqia do të dontë për t’u bërë pjesë e BE-së, por anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian nuk është jetike dhe nuk është brenga më e madhe që ka Ankaraja, transmeton portali arbresh.info.
Vendet anëtare të BE-së aktualisht nuk janë të gatshme të pranojnë Turqinë si pjesë e ‘familjes së madhe’.
Këshilltari i Erdogan ka shtuar se e ardhmja e BE-së është e pasigurtë, pasi shumë gjëra varen nga rezultati i zgjedhjeve në Gjermani, Francë dhe Holandë.
“Në mes të gjithë kësaj, ne kemi luksin të presim dhe të shohim”, ka shtuar ai.
Turqia është bërë candidate për anëtarësimin e saj në BE që nga viti 2005. Në mars të vitit 2016, kandidatura e Turqisë morri një shtytje para pas nënshkrimit të marrëveshjes më BE-në për shkak të frenimit të fluksit të emigrantëve.
Megjithatë, Brukseli ‘ka treguar muskujt’ karshi Turqisë menjëherë pas grusht shtetit të dështuar./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...