Para pak çastesh ka nisur seanca gjyqësore ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjykatën Themelore të Prishtinës nën dyshimin se kanë kryer sulm ndaj Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit të kaluar.
Njëri prej të akuzuarve, i cili është edhe zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi, kur është pyetur nga gjyqtari i rastit nëse e pranon apo jo fajësinë ka refuzuar të përgjigjet duke kërkuar të drejtën e fjalës, shkruan arbresh.info.
Në një moment gjyqtari ka kërkuar nga Policia e Kosovës që ta largoj nga seanca Krasniqin mirëpo pas ndërhyrjes që ka bërë edhe avokati i tij Tomë Gashi, gjyqtari ka pranuar që t’i jepet Krasniqit e drejta e fjalës prej një minuti.
Në fjalën e tij, Krasniqi tha se kriminelët e vërtetë janë të lirë ndërkaq ata si aktivistë të VV-së po gjykohen me prova të montuara.
Ndërkaq, avokati i Krasniqit, Tomë Gashi ka kërkuar ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj aktivistëve të VV-së.
Gashi tha se arsyetimi për mbajtjen e tyre në arrest shtëpiak ka konotacion politik. /Arbresh.info.
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn