Sipas meteorologëve temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie
Mot i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare do ta karakterizojnë sot Shqipërinë. Përjashtim bëjnë zonat malore veriore të cilat do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar shira të izoluar.
Parashikohet që dhe pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë ultësirën perëndimore duke lënë zonatmalore përgjatë kufirit lindor me vranësira më të dendura.
Sipas meteorologëve temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohen dallgë deri në 2 ballë.
Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i l...
Zbulohet data kur do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shq...
Ndeshen dy automjete në rrugën Prishtinë-Llap, lëndohen tre ...
Konjufca: Integrim në tregun evropian po, dhoma pritjeje jo
AKP bartë rreth 200 mijë hektarë prona pyjore në Ministrinë ...
FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnimin bazik për kërk...