I pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka komentuar derbin e zhvilluar ndërmjet Gjilanit dhe Dritës ku ka uruar të dyja ekipet për angazhimin e tyre.
Po ashtu, Haziri ja njoftuar se Komuna e Gjilanit e ka në planë që të rindërtoj stadiumin sipas standardeve evropiane.
“Në super derbin Gjilani-Drita pati gjithçka që duan futbolldashësit, fair-play, pranim i rezultatit, atmosferë e jashtëzakonshme, tifozeri e jashtëzakonshme, por asnjë incident. I uroj dy ekipet për angazhimin, sikurse edhe “Skifterat” dhe “Intelektualët” për spektaklin dhe animin korrekt. Derbi do të duket edhe më fantastik në të ardhmen, meqë e kemi në plan rindërtimin e stadiumit sipas standardeve europiane. Përshëndetje nga Kryeqyteti i Sportit!”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte
Mulhaxha-Kollçaku: Nuk kemi ende asnjë nënshkrim për kandida...
Haradinaj: Plagët e luftës nuk mbyllen pa u zbardhur fati i ...
Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia identifikon të dyshuarit
Kurti kërkon presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për të pagjet...
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës