Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellur me vranësira të dendura. Vranësirat sot do të shoqërohen me reshje shiu, të cilat mund të jenë të përziera me balt. Kurse, vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë, deri sa në viset malore do të ketë vetëm reshje bore.
Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri 10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi dhe më pas nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.
“Pluhuri saharian është në rrugë drejt Evropës, prandaj reshjet e shiut mund të jenë të përziera me balt por që nuk janë fenomene të pazakonta. Reshje me pluhur ka pasur dhe viteve tjera, hera e fundit me reshje të kësaj natyre ishin vitin e kaluar. Pluhuri saharian nga Sahara ka përfshirë Spanjën, një pjesë të Italisë dhe sot apo gjatë natës pritet të arrijë në Shqipëri dhe në vendin tonë me intensitet të dobët”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Emisari Sorensen flet me Konjufcën për hapat e ardhshëm në d...
Tragjedi në Kinë/ Shpërthimi në minierën e qymyrit lë të pak...
Tërmet 4 ballë në Elbasan, epiqendra në fshatin Trash
Bie fasada e një objekti banesor në Prishtinë, intervenojnë ...
Ushtarët e KFOR-it trajnohen për aftësi të shpëtimit të jetë...
AAK mban nesër Kuvendin e Përgjithshëm, pritet edhe zgjedhja...