Kryeministri Rama, gjatë qëndrimit në Vlorë, zhvilloi një takim me studentë të unviersitetit “Ismail Qemali”, me të cilët bisedoi në lidhje me reformat, nga ajo në arsimin e lartë deri te reforma në drejtësi. Projekti i Lungomares, pohoi Rama, dëshmon urgjencën me të cilën duhet bërë procesi i vettingut.
Me studentët dhe pedagogët e Universitetit të Vlorës në sallë, Edi Rama mbrojti reformën e arsimit të lartë, të cilën e rivali i tij Lulzim Basha, e ka cilësuar si të parën që do të zhbëjë nëse vjen në pushtet.
Rama pohoi se reformat e vërteta ngjallin debat dhe janë të dhimbshme, por sjellin më shumë dëm nëse shtyhen pafundësisht në kohë. Shembull mori reformën në drejtësi, tek e cila është e përqëndruar edhe vëmendja e opinionit publik.
Pyetjet që mori nga të pranishmit e çuan te projekti i zvarritur i Lungomares, një rast tipik, sipas Kryeministrit, që vërteton urgjencën me të cilën duhet zhvilluar procesi i vettingut në drejtësi.
Këtë fuqi të pakontrolluar, njerëzit e drejtësisë e kanë marrë nga ata me pushtet – shpjegoi Rama – për të mbajtur mbyllur ato që ai i cilësoi si kapakët e puseve të zeza të 20 e ca viteve.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...