Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara (UNV), në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (WHO) dhe Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), do të hapin sot pasdite ekspozitën me foto të përzgjedhura nga fushata #ecokosovo, në Bibliotekën Kombëtare, me fillim në ora 17:30.
Në ekspozitë do të prezantohen 103 foto të përzgjedhura nga më se 400 që kanë arritë në platformën: #ecokosovo – garë me fotografi- gjatë një online fushatë avokuese me temë mjedisi dhe shëndeti.
Tri fotografitë më të mira, të përzgjedhura nga juria profesioniste e pavarur, do të shpërblehen gjatë ceremonisë në të cilën prezent do të jenë edhe Andrew Russell, Koordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Ferat Shala, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Imet Rrahmani, Ministër i Shëndetësisë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe vendore, garues dhe qytetarë. Alban Muja, artist i mirënjohur Kosovar do të ju drejtohet të pranishmëve në emër të jurisë.
Fushata është dizajnuar dhe implementuar nga Trembelat.
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...