Arsene Wenger nuk ka ndërmend t’i bashkohet Super Ligë së Kinës nëse largohet nga Arsenali.
Trajneri nën presion i “Topçinjve” ka pranuar se do të vendos për të ardhmen e tij në muajin mars ose prill pas edhe një sezoni jo të mirë me gjigantin londinez, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali është dhjetë pikë prapa lideri në Premierë Ligë – Chelseat, dhe janë me një këmbë jashtë nga Liga e Kampionëve pas disfatës së thellë 5 me 1 të pësuar nga Bayern Munichu në takimin e parë.
Sidoqoftë, Wenger insiston se nuk e ka ndërmend të pensionohet dhe do të vazhdoj menaxhimin edhe në sezonin tjetër.
Por, mësohet se trajneri francez nuk dëshiron të transferohet në Lindje të Largët dhe do të kërkojë pozitë tek ndonjë klub evropian nëse vendos të largohet nga Arsenali./arbresh.info
Mot me shi gjatë së shtunës, temperaturat deri në 21°C
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...