Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga themeluesit e kompanisë “On Air Music” Kushtrim Morina i cili akuzohet për cenim e të drejtave të autorit
Padinë e ka bërë Faton Shoshi i cili edhe menaxhon këngëtaren Era Istrefi, raporton RTV 21.
Policia e Kosovës ka intervistuar Kushtrim Morinen i cili ka pranuar se ka përdorur userin e kompanisë që e menaxhon “ON AIR” dhe ka hyrë në CONTENT MANAGER ku ka shkarkuar këngën e re të Era Istrefit ende e pa publikuar dhe përmes një linkut ia ka dërguar shokëve të tij.
Policia po ashtu ka konfiskuar disa laptopë, si dhe telefona të mençur te cilët janë dërguar për ekzaminim nga njësia e Kibernetikës
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...