Rënia e kalifatit, Shteti Islamik në krizë të madhe financiare

Iraqi forces, supported by the Hashed al-Shaabi (Popular Mobilisation) paramilitaries, advance near the village of Sheikh Younis, south of Mosul, after the offencive to retake the western side of the city from Islamic State (IS) group fighters commenced on February 19, 2017. Iraqi forces launched an offensive on February 19 on jihadists defending Mosul's west bank, in what could be the most brutal fighting yet in a four-month-old operation on the country's second city. / AFP PHOTO / Ahmad al-Rubaye

16:43 | 20 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Nga ku financohet Shteti Islamik? Si funksionin organizata më pasur terroriste në botë?

Kidnapimet dhe kontratat me objektet e lashta janë përmendur vazhdimisht si pjesë e të ardhurave të tyre, pavarësisht mungesës së provave, shkruan Der Spiegel, transmeton portali arbresh.info.

Politikanët kanë kërkuar që të ndërpriten burimet financiare nga vendet e huaja, sikurse ndodhi me al-Qaeda, por nuk ka dëshmi se Shteti Islamik është duke e përdor atë model.

Hulumtuesit nga Kolegji Mbretëror në Londër, së bashku me firmat e auditimit Ernst & Young, kanë bërë një studim rreth financimeve të Shtetit Islamik.

Në raportin e titulluar ‘Kalifati në rënie’, ata kanë përdorur raportet e mediave, dokumentat, letrat e qeverisë dhe hulumtimet tjera.

Raporti thekson se rrëmbimet, shpërblimet dhe kontrabanda me artin antic nuk janë  burimi kryesor i të ardhurave. Ata kanë theksuar se shumica e parave të grupit terrorist vijnë nga ‘taksat dhe tarifat’ të cilat janë vendosur në zonat që kontrollohen nga militantët e Shtetit Islamik, duke ndjekur u ndjekur më pas nga ‘plaçkitja, konfiskimet dhe gjobat’.

Në vitin 2014, Shteti Islamik arriti të grumbullojë deri në 400 milionë dollarë nga taksat dhe tarifat. Sipas tudimit, vlera e fituar ishte rritur gjatë vitit 2015.

Raporti thekson se grupi terrorist nuk është i varur shumë nga donatorët e huaj dhe përpjekjet tradicionale që kanë për qëllim të vënë një ndalesë për financimin e terrorizmit nuk do të funksionojë.

Megjithatë, në raport theksohet se të ardhurat e Shtetit Islamik do të bien pasi ISIS ka humbur kontrollin në pjesë të madhe të Mosulit.

Por, kur është fjala për kërcënimet terroristë që Shteti Islamik paraqet për evropianët, trazirat në financa duket se nuk janë pengesë për grupin. Kostot e sulmeve terroriste në Evropë janë të ulta dhe sipas autoriteteve franceze, për kryerjen e sulmeve të 13 nëntorit, në Paris, grupit terrorist nuk i janë dashur më shumë se 20 mijë euro./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale