Të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale, si dhe rrugët në pjesët e thella malore mbeten të hapura për qarkullim.
Komunikacioni po zhvillohet pa ndonjë problem edhe në rrugët afër Qendrave e Skijimit. Menaxherët rajonalë janë duke monitoruar gjendjen e të gjitha rrugëve, ndërsa ekipet mbështetëse të MI-së dhe kompanitë e kontraktuara nga MI janë të gjendje gatishmërie për të mundësuar funksionimin e komunikacionit pa probleme, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës, transmeton Arbresh.info.
Këta të fundit kanë theksuar se së bashku me Policinë e Kosovës dhe ekipet lokale në komunat e Kosovës janë duke bashkëpunuar për të rritur sigurinë në rrugë.
Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve, Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes maksimal në komunikacion, duke respektuar Ligjin dhe duke qenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit, përfundohet në komunikatën për media./Arbresh.info
PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë
Gjykata merr vendim për nëntë persona të dyshuar për keqpërd...
Dhuna në protestë/ Prokuroria e Tiranës do referojë në SPAK ...
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë