Pentagoni thotë se liderët e grupit ekstremist, Shteti Islamik kanë filluar të arratisen nga qyteti sirian Raka derisa luftëtarët kurdë që e kanë mbështetjen amerikane kanë shtuar sulmet ndaj caqeve të IS-it në këtë qytet.
“Ne po shohim se si shumë liderë të rëndësishëm të IS-it, shumë nga burokratët e tyre…kanë filluar të largohen nga Raka”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.
Ai ka thënë se disa pjesëtarë të IS-it janë në arrati në drejtim të lindjes përgjatë lumit Eufratë, pasi që “fundi është afër në Raka”.
Pentagoni thotë se eksodi është shenj se përpjekja për izolimin e ekstremistëve në kryeqytetin e vetëshpallur të IS-it, Raka është duke dhënë rezultate.
Megjithatë, Pentagoni nuk e parashikon kolapsin e grupit militant, ndërsa analistët thonë se ata presin betejë të gjatë për Rakën.
Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane thotë se koalicioni ka kryer 17 sulme ajrore më 16 shkurt, duke pasur cak zonat e IS-it.
Pentagoni thotë se sulmet kanë shkatërruar tunelet, tre pozicione të luftëtarëve, tre ndërtesa të IS-it, dy depo armatimi, dy shtabe të IS-it, një urë dhe caqe të tjera.
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...