Në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, filloi raundi i tretë i bisedimeve për Sirinë. Axhenda kryesore e takimit nën udhëheqjen e Turqisë, Rusisë dhe Iranit është forcimi i armëpushimit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet e ditur se pas bisedimeve paraprake të delegacioneve të regjimit të Bashar Asadit, opozitarëve, Turqisë, Rusisë, Iranit dhe të SHBA-ve është kaluar në takimin kryesor.
Zv/ministri i Punëve të Jashtme të Kazakistanit Akilbek Kamaldinov, në hapjen e takimit vuri në dukje se takimi teknik i mbajtur më 6 shkurt ka qenë kontruktiv.
“Kemi besimin se edhe ky takim do të jetë frytdhënës. Jemi të sigurtë se do të bëhet hapi drejt zbatimit të armëpushimit dhe drejt paqes në Siri”, tha Kamaldinov.
Pritet që në fund të takimit ku do të diskutohet kryesisht për armëpushimin të mbahet një deklaratë për media.
Takimi i parë në Astana u mbajt më 23-24 janar nën drejtimin e Truqisë dhe Rusisë. Delegacionet e mbledhura me axhendën për forcimin e armëpushimit të shpallur më 30 dhjetor nën garantimin e dy vendeve, me përfshirjen e Iranit u dakordësuan për formimin e mekanizmit trepalësh për monitorimin e armëpushimit.
Në takimin e dytë më 6 shkurt me mekanizmin trepalësh u zhvilluan bisedimet teknike.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë