Jetojmë në kohën e orientuar vetëm në vetveten, gjë që shihet edhe nga aspekte të ndryshme, madje edhe nga mënyra në të cilën japim komplimente.
Në vend që atëherë ta vëmë në qendër të vëmendjes personin tjetër, akoma çdo gjë sillet rreth nesh.
Dhe ky është gabimi më i madh kur jepni komplimente, thonë ekspertët e mirësjelljes dhe zbulojnë trukun e thjeshtë, të cilin në të ardhmen duhet ta aplikoni nëse dëshironi ta lavdëroni dikë.
Për shembull, nëse dëshironi ta lavdëroni dikë për atë se si duket dhe i thonë “fustanin e keni të shkëlqyeshëm, e adhuroj këtë ngjyrë”, komplimenti do të ndikojë keq, transmeton Telegrafi.
Falënderimi për mikpritjen, me vërejtjen që jemi argëtuar shkëlqyeshëm, tingëllon diç më mirë, mirëpo gjithashtu fjala është për koment egocentrik.
Më së miri është të thoni “për mrekulli po të rri fustani, sepse po t’i vë në pah sytë”, ndërsa në rastin tjetër “je amvise e shkëlqyeshme, po bën që mysafirët të ndihen të veçantë”.
Lëvdatat janë të mirëseardhura edhe në dashuri, punë edhe në mes miqve, pohojnë shkencëtarët e Institutit shkencor nacional japonez.
Ata kanë dëshmuar se si truri fjalët e bukura dhe lëvdatat i sheh si shpërblim shoqëror dhe reagon në mënyrë të ngjashme sikur të kishim marrë dhuratë me të holla, shkruan “Daily Mail”.
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë