Kur karriera e tij e shquar të mbyllet, Zlatan Ibrahimovic do të jetë në mungesë të trofeve më të mëdhenj për klubin.
Zlatan ka fituar shumë gjatë karrierës së tij, përfshirë tituj në Suedi, Holandë, Itali, Spanjë dhe Francë, transmeton portali arbresh.info. Por, sulmuesi i Manchester United nuk ka fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve dhe pasi është në moshën 35-vjeçare, një gjë e tillë vështirë se do të ndryshojë.
Kjo do të zyrtarizohet nëse Manchester United nuk arrin të përfundoj në top katërshe të Premierë Ligës duke dështuar për tu kualifikuar në UEFA Ligë të Kampionëve.
Lexo më shumë: Sonte dy super ndeshje në Ligë të Kampionëve
Një tjetër gjë që ka goditur sulmuesin Zlatan Ibrahimovic është suksesi i Paris Saint Germain në këtë kompeticion.
Kampioni i Francës ka mposhtur Barcelonën me rezultat 4 me 0 dhe gjiganti katalunas vështirë se mund të kthehet në lojë në ndeshjen kthyese në ‘Camp Nou’ pas disfatës së thellë në ‘Parc des Princes’.
Pra, PSG mund të kalojë në çerekfinale pas largimit të Ibras, diçka që ka ndodhur edhe me skuadrat e tjera si AC Milan dhe Barcelona pas largimit të tij./arbresh.info
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...