Një producent radioje dhe një prezantues janë qëlluar për vdekje në radio stacion brenda një qendre tregtare në San Pedro de Macoris, në lindje të kryeqytetit Santo Domingo.
Të shtënat vdekjeprurëse ndodhën gjatë ditës, në kohën kur Luis Manuel Medina ishte duke prezantuar programin e lajmeve Milenio Caliente (shq. Mijëvjeçari i Nxehtë) në transmetim live, transmeton portali arbresh.info.
Një grua ka mbetur e plagosur, ndërsa policia ka ndaluar tre të dyshuar. Nuk janë ngritur akuza pasi që ende nuk është vendosur se cili ishte motivi për sulmin brutal.
Milenio Caliente është një program i njohur vendor, njihet për mbulimin e problemeve sociale dhe analizat politike./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë