Këngëtarja e njohur Era Istrefi këtë muaj do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.
“Redrum” mban titullin kënga e saj e re e zhanrit baladë, e cila vjen në bashkëpunim me Felix Snow, një nga producentët më të njohur botëror i cili ka punuar edhe këngën.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja Era Istrefi ka zbuluar se si do të duket në klipin e “Redrum”.
Nga pamjet e para, duket se Era do të vijë sërish me një stil unik në këtë klip, për të cilin është angazhuar regjisorja me famë botërore Millicent Hailes.
Këngëtarja Istrefi ka bërë të ditur edhe datën e publikimit të këngës, e cila është 24 shkurt 2017.
Mbetet të shihet se sa do të mirëpritet projekti i radhës i këngëtares, e cila vitin e kaluar theu rekordin shqiptar me superhitin “BonBon”.

Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...