Avokati mbrojtës i Klemend Balilit, juristi i shquar grek Aleksis Kujas ka pasur një aksident automobilistik mesnatën e kaluar.
Duke u kthyer nga Selaniku për në Athinë, automjeti që ai drejtonte ka dalë jashtë kontrollit në një kthesë pranë Ylikis, rreth 70 km nga Athina, dhe është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni.
Për fat të mirë, Kujas ka dalë nga makina thuajse i palënduar dhe ka shkuar vet në spital për një kontroll paraprak.
Disa orë pas aksidentit, ai ka deklaruar para gazetarëve se për pak sa nuk pa vdekjen me sy, por tani ishte shumë mirë.
Dy ditë më parë, i pyetur për zërat që thoshin se Klemend Balili do të dorëzohej vet tek organet greke, Kujas ka theksuar edhe njëherë se nuk ka pasur asnjë njoftim nga klienti i tij për këtë veprim dhe se tani për tani nuk ka asgjë të vërtetë për dorëzimin e tij.
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...