Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar Ambasadoren e Turqisë në Maqedoni, z. Tülin Erkal Kara.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadorja e Turqisë diskutuan për situatën politike në vend dhe marrëdhëniet bilaterale midis Shkupit dhe Ankarasë.
Kryetari Ahmeti uroi Ambasadoren Tülin Erkal Kara për detyën e re duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në punën e saj. Ahmeti prezantoi pesë opcionet e mundshme të BDI-së për dalje nga kriza politike duke theksuar qasjen tonë shumë të kujdesshme në adresimin e këtij ngërçi për arsye të ndjeshmërisë së madhe të situatës në vend, por edhe në rajon.
BDI ka konsideratë për rëndësinë që vendimi ynë e ka dhe prandaj shqyrton thelbësisht dhe gjërësisht çdo probabilitet, çdo avantazh dhe çdo pasojë që mund të ketë përcaktimi jonë. Ahmeti dënoi përpjekjen e dështuar për grushtet në Turqi duke thënë që marrja e pushtetit me dhunë është e patolerueshme, dhe njëkohësisht dënoi edhe sulmet teroriste në Turqi duke shfaqur solidaritet me popullin turk dhe ngushëllime për viktimat.
Bashkëbiseduesit gjithashtu biseduan edhe për çështje tjera të interesit të ndërsjellë dhe u dakorduan që të vijojnë dialogun konstruktiv.
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...