Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim të fuqishëm ditën e sotme për kërkesën e avokates së Shtetit, ku kërkoi arrestimin e kreut të Komisionit Hetimor për Çez-in, Etmond Spahos.
Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha e ka cilësuar si të pa precedentë kërkesën e saj,
Ish-kryeministri shkon deri aty sa thotë se ka qenë kryeministri Edi Rama që i ka thënë avokates së Shtetit, Alma Hcikës të bëjë këtë kërkesë.
Statusi i Berisha:
Zhvillimi i fundit ne Banditistan!
Te dashur miq, kryebanditi Edvin Shullazi -urdheroi dje ndrikull Hicken te kerkoje -arrestimin e nenkryetarit te Parlamentit, Spaho sepse ai faktoi -vjedhjen prej 634 milione euro qe Edvini-Gjiknuri-Hicka u bene shqiptareve ne aferen e ÇEZ. Vetem ne Banditistan mund te ndodhe qe kryebanditi te urdheroje nepunesen e tij ndrikull, qe te kerkoje arrestimin e nenkryetarit te parlamentit per te fshehur vjedhjen e tij te madhe! sb
Probleme në kondenzator, KEK njofton ndaljen e kontrolluar t...
PSV zyrtarisht kampion për herë të tretë radhazi në Holandë
U zgjodh finalistja e parë, Gimbo për Selin: Pa asnjë dyshim...
Hoti kujton Masakrën e Rezallës: Serbia i fshehu krimet në v...
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...