Ndalohet nga policia përgjegjësi i Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Parkut Arkeologjik të Apolonisë Fier si dhe procedohen penalisht Drejtori dhe një punonjës i Parkut të Apolonisë. Policia e Fierit ndaloi shtetasin Arjan Dimo, 43 vjeç, banues në fshatin Pojan, Fier.
Gjithashtu u proceduan penalisht dhe u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit M.H, 47 vjeç, banues në lagjen “21 Dhjetori” Tiranë, me detyrë Drejtor për Parkun Arkeologjik të Apolonisë Fier, Q.T, 66 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier, punonjës në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, Fier.
Këta shtetas me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur që të mos marrin masa për parandalimin, ruajtjen dhe sigurimin e veprave të artit e kulturës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, duke lejuar që disa shtetas nëpërmjet gërmimit të kundraligjshëm në Parkun Arkeologjik të vidhnin një sasi të konsiderueshme të vlerave arkeologjike me rëndësi për identitetin e trashëgimisë kulturore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Fier për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira