Atletët e atletet e Përfaqësueses së Kosovës U-20 në atletikë bënë prezantim të mirë në Kampionatin Ballkanik në atletikë, që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.
Atletë tanë befasuan me rezultate të mira në një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë. Ata morën pjesë edhe në disiplina teknike në mesin e 184 garuesve nga shtetet e ndryshme. “U përfaqësuam me katër atletë në Kampionatin Ballkanik për U-20 në salla të mbyllura, ku morën pjesë mbi 184 atletë nga 16 shtete ballkanike: Shqipëria, Armenia, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Kosova, Greqia, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Qipro RK, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Moldavia, Turqia. Atletët tanë bënë një paraqitje solide. Leart Osmanaj në disipline 60 metra doli i teti me rezultat 7.17 sekonda dhe vuri rekord të Kosovës. Albina Deliu në disiplinën 800 metra u rendit e nënta me rezultat 2:26.67 minuta dhe shënoi rekord të Kosovës, kurse Rita Hajdini në disiplinën 800 metra zuri pozitën e dhjetë me rezultat 2:31.03 minuta. Erudit Rysha pasoi një lëndim dhe u detyrua ta ndërpres garën”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës. /Arbresh.info
Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia ësht...
KQZ: Të shtunën votohet në hapësirat diplomatike të Kosovës ...
Ambasada amerikane përsërit thirrjen: Kosova të hyjë në part...
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ...
Kryetari i Mitrovicës së Veriut shoqërohet në polici
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për pu...