Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë, në shumë shtete të Evropës shënohet me aktivitete të ndryshme lidhur me këtë sëmundje, me moton: Epilepsia është më shumë se një krizë.
Qëllimi kryesor i shënimit të Ditës Evropiane, është ngritja e vetëdijes për nevojën e përmirësimit të tretmanit dhe kujdesin për 6 milionë njerëzë në Evropë të cilët kanë Epilepsinë.
Shënimi i kësaj dite bëhet edhe në Kosovë nga ana e Shoqatës kundër Epilepsisë e Kosovës (SHKEK) e cila nga viti 2011 është anëtare e Ligës Internacionale Evropiane kundër Epilepsisë (ILAE).
Për këtë qëllim, do të ketë aktivitete duke filluar nga mbajtja e një tryeze të rrumbullakët, shpërndarja e materialeve edukativo shëndetësore, si dhe mesazhet në radio dhe TV .
Mbajtja e tryezës së rrumbullakët do të jetë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot duke filluar nga ora 10:00.
Dita Ndërkombëtare e shëndetësisë shënohet çdo 9 shkurt./Arbresh.info
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike