Preshi që përmban shumë karbohidrate ose sheqerna, por edhe kripëra siliciumi, rekomandohet si ushqime dietetik-mjekësor edhe në sëmundjet e aparatit respirator që shoqërohen me kollë, gëlbazë dhe vështirësi respiracioni, sepse gatesat e preshit si ushqime dhe medikamente tregojnë veprim emolient, ekspektoratn, ku zbusin kollën, nxisin eliminimin e gëlbazës dhe lehtësosjnë dukshëm gjendjen e të sëmurëve.
Për këto raste gatesat, gjellët dhe lëngjet e preshit rekomandohet të konsumohen në gjendje të ngrohtë, përzier me pak gjalpë, mjaltë, vaj vegjetal për shtim efikasiteti.
Gatesat e preshit që përmbajnë më shumë celulozë se qepa, shfrytëzohen më shumë si lëndë ushqimore, dietike e mjekësore edhe në sëmundjet e traktit tretës që shoqërohen me anoreksi, gazra, kapsllëk, si dhe me hiperfermentim në zorrë, por edhe me vështirësi në tretjen dhe thithjen e ushqimeve të ndryshme, sepse celuloza nxit, shton e përshpejton peristaltikën e traktit tretës, duke filluar që nga stomaku, në duoden, në zorrët e holla dhe në zorrët e trasha, duke lehtësuar gjendjen e këtyre të sëmurëve. Këtu rekomandohet ushqimi dietik, mjekësor, i pasur me gatesa të ndryshme të preshit.
Preshi që përmban edhe mjaft kripëra minerale dhe mikroelemente, rekomandohet si ushqim dietetik mjekësor në shumë sëmundje të aparatit hepatobiliar, uro-genital, por edhe në shumë sëmundje të metabilizmint dhe në sëmundjet reumatike, me artritizëm, gute, reumatizëm etj, ku ndihmon për normalizimin e proceseve metabolike indore.
Lëngu i preshit të freskët përdoret gjerësisht në mjekësinë popullore të Bullgarisë, Rusisë, Kinës etj për larje, shpëlarje, lavazhe, kompresa në shumë sëmundje të hundëve, veshëve, grykëve, si dhe në dermatolgji, por edhe për fëmijët e dobët, distrofë e rakitikë.
Farat e shtypura dhe të ziera të preshëve, të ziera me ujë, por edhe me verë të bardhë rekomandohen si lëndë efikase kundër rërës dhe gurëve në aparatin urinar e fshikëzën urinare, madje edhe kur ato shoqërohen me dhembje të forta, me kolika renale-urinare.
Ky çaj infuz i farave të bimës përdoret edhe si antidot kundër helmimeve nga kërpudhat toksike.
Preshi shfrytëzohet gjerësisht si ushqim dietetik-mjekësor edhe në kulinarinë italiane dhe mesdhetare.
Disa gatime shqiptare me presh:
Gatime italiane me presh:
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”
Abdixhiku pas takimit të kryesisë: Zgjodhëm dialogun, përçar...
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...