Një këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka sulmuar gjykatën e apelit për perzullimin e urdhërit të Presidentit Donald Trump mbi ndalimin e emigrantëve.
Stephen Miller tha për mediat amerikane se vendimi i gjykatës është një ‘uzurpim gjyqësor i pushtetit’ dhe se ‘fuqitë e presidentit janë përtej pyetjeve”, transmeton portali arbresh.info.
Gjykata e Apelit në SHBA ka hedhur poshtë përpjekjen e Donald Trump për të rivendosur ndalimin e urdhërit të tij ekzekutiv, për ndalimin e qytetarëve që duan të hyjnë në SHBA nga shtatë vende të banuara me shumicë myslimane.
Urdhëri i Trump ka shkaktuar kaos në aeroportet amerikane dhe ka nxitur protesta të mëdha në mbarë vendin.
Gjatë një interviste për Fox Neës, Miller ka akuzuar Gjykatën e Apelit, e cila nuk miratoi urdhërin e Trump.
“Ne kemi degë të barabarta të pushtetit në këtë vend, dhe Gjyqësori nuk është më i larti”, ka thënë ai.
Sipas sistemit amerikan të kontrollit dhe balancimit, gjykata mund të shpallë ligje ose akte nga presidenti si jokushtetuese./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...