Ishte vetëm 17 vjeçe kur bleu një biletë lotarie dhe rezultoi fituese. Por tashmë që është 21 vjeçe, Jane Park nuk ndihet aspak e kënaqur nga pasuria që fitoi katër vite më parë, duke paditur lotarinë se i “shkatërroi jetën”.
Në vitin 2013, Jane, ishte britanikja më e re, e cila fitoi 1 milion sterlina në lotarinë Euromillions, dhe eksperienca e saj, e bën që të kërkojë qe të ndalohet me ligj që të miturit të blejnë bileta lotarie.
Motivi kryesor sipas saj është stresi i akumuluar pas fitores dhe lodhja që ajo t’i gjejë një kuptim jetës.
“Njerëzit më shohin dhe mendojnë, se duan të kenë një jetë si e imja dhe duan paratë e mia. Por nuk e kuptojnë stresin tim. Kam gjëra materiale, por përveç kësaj jeta ime është bosh. Kush është qëllimi im në jetë?”, thotë ajo, shkruan noa.al.
Në momentin e fitores, Jane punonte me 8 paund në orë dhe jetonte me nënën e saj në një apartament të vogël.
Kur fitoi lotarinë, kompania i propozoi një këshilltar për të administruar paratë, por e reja nuk ndihet e kënaqur.
“Kam lexuar se fitues të tjerë të lotarisë kanë kaluar këto gjëra si unë. Konsulenti më fliste për investime, por unë nuk e kisha idenë çfarë ishte, nuk ndihesha mirë”, tregon ajo.
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...