Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkruar se Muzeu Mesjetar i Korçës rilindi falë godinës së re të financuar nga Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane.
“Muzeu Mesjetar i Korçës, rilindur falë godinës së re të financuar nga Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane, pas endjes së koleksionit për çerek shekulli nëpër depo plot pluhur e asnjë standard sigurie, u nominua nga ArchDaily (portali më i madh i arkitekturës në botë) për çmimin Building of the Year 2017 (Ndërtesa e Vitit 2017)”, ka shkruar Rama në Facebook.
Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë është çelur në vitin 1980, ndërsa së fundi u vendos në ndërtesën e re bashkëkohore. Me një fond prej 8000 ikonash dhe objektesh të karakterit religjioz, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, falë ndërtimit bashkëkohor, është një ndër destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore./Arbresh.info/
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...