Analistët vlerësojnë se vizita e komisionarit për zgjerim Johanes Hamn do të ndihmojë në krijimin e një Qeverie më stabile në vend. Mitko Gaxhovski thotë se Qeverinë e re duhet ta formojnë më tepër parti politike, kjo për të siguruar stabilitet dhe zgjidhjen e krizës politike.
Këtë mesazh e dha edhe Mogerini para një periudhe dhe tanimë është e qartë se formimi i Qeverisë me sa më tepër pjesëmarrës është dalje e vetme nga kriza. Mendoj se zgjedhje të reja të jashtëzakonshme nuk janë zgjidhje e krizës politike për arsye se kjo nuk do të ndërroj shumë në mandate, por vetëm do të ketë humbje kohe, diçka që për momentin është shumë e rëndësishme për Maqedoninë – tha analisti Mitko Gaxhovski.
Edhe analisti Albert Musliu tha se Hani në Shkup dha mesazhin për qetësimin e situatës politike.
Mesazhi kryesor i Hanit ishte që ky tension në shoqëri që bëhet, që kjo atmosferë e trysnisë, këto shqetësimet e qytetarëve që bëhen duhet të tejkalohen, partitë politike të veprojnë ashtu siç kanë premtuar gjatë kampanjës, ti qasen punës dhe të fillojnë me punë Kjo bëhet vetëm me krijimin e Qeverisë së re edhe me fillimin e reformave prioritare, të cilët së paku kanë qenë pjesë kampanjave të gjithë partive politike – tha analisti Albert Musliu.
Duke komentuar kërcënimet e fundit që partia e Gruevskit i bën në adresë të BDI-së, Musliu tha se ato nuk janë asgjë më tepër se një përgatitje e VMRO DPMNE-së për të kaluar në opozitë.Alsat-m.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...