Ashtu siç ishte paralajmëruar, deputeti socialist, Alfred Peza, ka dëshmuar sot në Prokurori lidhur me pasurinë e tij.
Në një prononcim të shkurtër për mediat pas daljes nga organi i akuzës, Peza u shpreh se pasuria e tij nuk ka asgjë të paligjshme dhe se është i hapur për hetime. “Është një procedurë normale që zbatohet në të gjitha çështjet e tilla. Përsa i përket hetimit, s’dua të bëj asnjë koment, t’i lemë të bëjnë detyrën. Sa më takon personalisht, rikonfirmoj se nuk ka asgjë të jashtëligjshme në pasurinë time dhe të familjarëve të mi”, u shpreh Peza.
Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se ka nisur hetimet për tre akuza ndaj deputetit socialist. Organi i akuzës ka ngritur tre akuza për Pezën si falsifikimi, deklarimi i rremë i pasurisë dhe evazioni fiskal. Ndaj Alfred Pezës po zhvillohen dy hetime paralelisht, nga ILDKPI dhe hetimi penal që po kryhet nga Prokuroria e Përgjithshme, hetime këto që nisën pas aksioneve 1.13 miliardë lekë në një bankë private, ndërsa rroga e deklaruar si drejtues në media deri në vitin 2013-ë ka qenë 80 mijë lekë të reja, ndryshe nga sa është shprehur në media deputeti socialist se është paguar deri në 10 mijë euro.
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...