Ylli i Barcelonës, Rafinha preu kokën dhe theu hundën në një përballje me portierin e skuadrës së tij, Marc-Andre Ter Stegen.
Futbollisti nga Brazili mori disa plagë të rënda në fitoren 3 me 0 ndaj Athletic Bilbaos, transmeton portali arbresh.info. E gjitha ndodhi shumë keq, madje ai kërkoi nga produksioni për filma ‘Marvel’ nëse kanë nevojë për një karater të ri pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi.
Ter Stegen qëlloi fortë aksidentalisht Rafinhan në kokë duke e detyruar atë të largohet edhe nga fusha. 21-vjeçari përmes rrjeteve sociale i ka mbajtur të përditësuar tifozët duke treguar për lëndimin e pësuar.
Që nga atëherë, ai ka pranuar tretmane dhe ka postuar foto nga shtrati i spitalit. Rafinha madje ka kërkuar nga ‘Marvel’ nëse kanë nevojë për një superhero.
“Marvel nëse keni nevojë për ndonjë karakter të ri. Ky tani është thuajse i gatshëm”, ka shkruar ai në foton e postuar së fundmi në rrjete sociale./arbresh.info
https://twitter.com/Rafinha/status/829672014281596928?ref_src=twsrc%5Etfw

Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...