Prokuroria Speciale Publike dje ka dërguar ftesa për marrje në pyetje deri te më shumë se 200 persona nga Ohri, shkruan portali Ohrid1, duke u thirrë në burime të prokurorisë.
“Siç marrim vesh, janë ftuar të punësuar në SPB Ohër që kanë qenë në poste udhëheqëse, të punësuar në njësitë rajonale të ministrive dhe institucioneve tjera republikane që funksionojnë në Ohër”, shkruan ky portal.
Ftesa nga Prokuroria e drejtuar nga Katica Janeva, me dy bashkëpunëtoret Fatime Fetai dhe Lençe Ristevska, kanë marrë edhe funksionarë të tjerë të shquar të VMRO-DPMNE-së./Gazeta Express/
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...